Dëshironi që trupi juaj të shtrëngohet dhe të krijoni linja perfekte? Provoni me anë të recetës së mbështjelljes me xhenxhefil. Konsumimi i xhenxhefilit përshpejton metabolizmin, dhe si rezultat i kësaj ju humbisni peshë. Gjithashtu, efekt të ngjashëm kanë edhe kompresat apo mbështjellëset e trupit me përbërjen e xhenxhefilit. Mësoni si ta bëni këtë dhe mënyrat e përdorimit të saj.
Çfare nevojitet:
Një lugë gjelle xhenxhefil pluhur (ose i freskët por i grimcuar), dy lugë losion trupi, folie plastike, peshqir, fashë elastike.
Si ta përgatitni:
Lagni peshqirin në ujë të nxehtë dhe vendoseni në pjesën e trupit që ju dëshironi të veni kompresën apo mbështjellësen me xhenxhefil. Lëreni të veprojë për disa minuta deri sa të hapen poret nga nxehtësia. Nëse është e nevojshme, përsëritni këtë hap edhe njëherë.
Përzieni xhenxhefilin dhe losionin e trupit dhe aplikoni një shtresë të trashë të kësaj përzierje. Më pas, mbështjelleni disa herë me folje plastike apo transparente. Mbi foljen vendosni fashën elastike.
Mos e teproni shumë duke e shtrënguar me fashë, qëllimi është të ndiheni sa më rehat.
Lëreni që kjo të veprojë së paku katër orë, dhe nëse nuk e keni problem edhe gjatë tërë natës. Në fillim ju mund të keni ndjesinë e djegies. Mos u shqetësoni, ky është rezultat i funskionimit të maskës.
Kjo maskë është e mirë sepse xhenxhefili redukton dhjamin e akumuluar në trup. Mirëpo, mbani mend se rezultatet janë edhe më efektive nëse ju jeni këmbëngulës, ushqeheni shëndetshëm dhe ushtroni rregullisht.
Gjithashtu, shtimi i xhenxhefilit në dietën e përditshme rrit funksionin e kësaj maske që të humbni më shumë centimetra në bel.