Prej disa javësh nuk zhvillohet gjyqi ndaj imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen për xhihad. Edhe ditën e sotme ata janë larguar nga salla e gjyqit, duke mallkuar shtetin.
Bujar Hysaj dhe Gerti Pashja kanë lënë sallën e gjyqit, ku ky i fundit ka kërkuar të njihet me aktet e shtyrjes së afateve të hetimit.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Fadil Myslimani ka thënë para trupit gjykues: “Allahu e shkatërroftë këtë shtet. Po na trajtojnë si kriminel, nuk jam kriminel. Nuk kam vrarë asnjë mizë. Allahu i shkatërroftë armiqtë e tij”.
Ashtu siç ka ndodhur dhe herët e tjera, seanca është shoqëruar me tension mes të pandehurve dhe trupës gjykuese, duke e detyruar këtë të fundit ta ndërpresë seancën dhe ta shtyjë në një datë tjetër.