Një foshnjë 3muajshe, pjesë e komunitetit rom ka humbur jetën.
Prindërit e foshnjës thonë se fëmija i tyre vdiq nga i ftohti, pasi ata
flinin jashtë dhë fëmija mbulohet me kartona ambalazhi.
Policia ka njoftuar se foshnja M.M u gjet e vdekur si pasojë e të ftohtit
në mjedisin ku jetonte, në një barake, në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Ky është i dyti rast brenda një kohe të shkurtër që fëmijë të këtij
komuniteti humbin jetën nga mungesa e kushteve.
Vetëm pak kohë më parë një foshnje humbi jetën në Durrës, pasi së
bashku me nënën 18vjeçare jetonin poshtë urës se Dajlanit.