Studentja 20-vjeçare, që u vetëvra mbrëmjen e së mërkurës duket se e kishte planifikuar mirë aktin e vetëvrasjes.
Klea Shyti, pasi piu kafe me të dashurin, zgjodhi pallatin ku banonte ai në “Rrugën e Kavajës”, pranë Parkut të Autobusëve, për t’u vetëvrarë.
Klea Shyti u ngjit në katin e 11-të të pallatit dhe vendosi që të hidhej nga që andej në sheshpushimin e brendshëm të godinës.
Studentja e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, në kushte të vështira, la çantën e dorës me sendet personale në derën e një apartamenti aty pranë, përpara se të hidhej nga kati i 11-të.
Vetëvrasjen, 20-vjeçarja kërkoi ta bënte demonstrative.
Ajo mbajti aparatin celular në xhep, ndërsa nxori kartën e identitetit nga portofoli dhe e mbajti në dorë.
Karta iu gjet nga policia në dorë, dhe ndoshta ky veprim ishte bërë prej saj që të identifikohej më lehtë nga policia.
Sipas burimeve brenda forcave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së enjtes.
Studentja, e cila banonte pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga një lidhje e dështuar dashurie. Ajo ishte takuar me ish-dashurin para vetëvrasjes dhe kishin debatuar. (Panorama.com)