Dikush mund të mendojë se duke qenë se makinat personale ishin një mjet i ndaluar gjatë regjimit komunist, normalisht nuk duhet të ekzistonte as policia rrugore si institucion. Në fakt Policia Rrugore ekzistonte dhe kishte edhe ajo makinat e saj të policisë. Pikërisht këtë prototip polak, të quajtur Warszawa (Varshava), të përdorur masivisht në vitet 70-80. të cilët nostalgjikët e atyre viteve duhet ta mbajnë mend fare mirë, pasi ishin shumë të rralla dhe binin në sy menjëherë në rrugët e Tiranës.