TIRANË- Thuajsë të gjithë ish- punonjësit e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te Bashkise se Tiranes (që drejtohej nga Basha) kanë përfunduar si të pandehur në gjykatë.
Prokuroria e Tiranës ka perfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin, Florenc Hoxha dhe dhe 27 inspektorë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në disa qindra herë.
Dosja ka mbërritur tashmë në gjykatën e Tiranës dhe burime nga ky institucion konfirmojnë se Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyren në lejimin e mbi 500 ndertimeve te paligjshme. Hetimi perfshin kohen korrik –dhjetor 2013.
Kallzimi është bërë nga IKMT-u dhe me pas ka qene njësia task-forcë e prokurorisë së Tiranës qe ka ndjekur hetimet . Në dosjen e prokurorisë thuhet se Florenc Hoxha ka vendosur qindra urdhera për pezullim ndertimesh. Por pas përfundimit të afatit të pezullimit nuk është marrë asnjë vendim tjetër, duke lejuar në këtë mënyrë ndërtuesin të vazhdojë punimet , pasi nuk e pengonte asnjë ligj apo urdhër.
Sipas kallzimit drejtuesit e inspektoritit urbanistik vendor nuk kanë njoftuar IKMT -ne – duke e penguar dhe këtë të fundit në kryerjen e detyrës.
Nje tjeter shkleje sipas hetimit është se inspektorët në të gjitha rastet që kanë konfirmuar një ndërtim të paligjshme nuk kanë vënë në dijeni subjektet. Të gjitha procesverbalet liheshin në objekt por pa u firmosur nga pronari.
Në të gjitha është faktuar se të gjitha ndërtimet janë përfunduar pavarësisht se ndaj tyre ka patur vendime per pezullm apo gjoba në vlerë monetare.