Një gazetar më pasaportë shqiptare, por i vetëdeklaruar shpesh si mbrojtës i interesave të Greqisë në Shqipëri, i quajtur Panajot Barka, njëkohësisht edhe shef i departamentit të Gjuhës Greke në Universitetin Shtetëror të Gjirokastrës, është mësuar se së fundmi ka qenë tekstshkruesi dhe skenaristi i një dokumentari me titull “Heronjtë luftojnë…si grekë”; dokumentar i cili mitizon ushtarët grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, ku jugu i Shqipërisë cilësohet “Vorio Epir”.
Në fakt deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar sa kohë Barka njihet për pozicionin e tij në mbrojtje të interesave të Greqisë; ajo që shqetëson është se si është e mundur që një pedagog në këtë rast Barka, i cili paguhet dhe ushqehet nga taksat e studentëve dhe familjeve shqiptare; rrogëtar i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, shfrytëzon auditoret e një Universiteti Shtetëror Shqiptar për të folur kundra Shqipërisë dhe interesave të saj.
Çfarë është ky guxim dhe nga i vjen ky guxim?
Nëse Barka flet hapur për Vorio-Epirin, a do të lejohej që edhe një çam të fliste hapur për Çamërinë në Universitetet Publike të Greqisë?
A do të lejoheshin ata ti tregonin studentëve grekë për masakrat e kryera ndaj çamëve dhe përvetësimit të pronave të tyre në Çamëri?
A do të lejohej një pedagog shqiptar të fliste në një Universitet Shtetëror Grek për aneksimin që iu bë tokave shqiptare në Konferencën e Londrës në dobi të Greqisë së sotme?
A do të pranonte një televizion grek të transmetonte një dokumentar ku të flitej për territoret shqiptare të mbetura në Greqi, apo të ftonte një pedagog shqiptar në studio e tij dhe të fliste për masakrat greke ndaj çamëve, ashtu siç është ftuar z. Barka të japë mendimin e tij në televizionet shqiptare mbi pretendimet greke?
A do të ftohej një klerik shqiptar në studion e një televizioni grek dhe të argumentonte pse hirësia e tij Janullatos nuk duhet të jetë në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare?!