Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ANALIZA/ Pse është e vështirë zgjidhja e konfliktit Rusi-Turqi

2015/12/14 at 10:23 AM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Putini akuzon Erdoganin: Familja juaj është lidhur me ISIS

Rusia dëshiron më tepër ndikim në Lindjen e Afërt, Turqia ka një rol kyç në krizën e refugjatëve. Në këtë sfond, një zgjidhje e konfliktit bilateral është shumë e vështirë. Kështu shprehet Ivan Krastev, politolog i njohur bullgar.


 

Turqia është në fund të fundit jo vetëm anëtare e NATO-s, por – dhe kjo është më e rëndësishmja – ai vend, që luan një rol qendror në strategjinë e BE për përballimin e krizës së refugjatëve. Gjatë historisë, Rusia dhe Turqia kanë qenë armike. Sot, të dyja vendet kanë shumë përbashkësi. Si do të zhvillohen në këtë sfond marrëdhëniet bilaterale?

Ngjashmëria midis Rusisë dhe Turqisë konsiston para së gjithash në faktin se të dyja janë trashëgimtare perandorish në periferi të Evropës. Të mezi presin që të respektohen nga Evropa, por janë gjithmonë kritike përballë Perëndimit. Kjo ambivalencë e bëri të mundur, që të dyja vendet të bashkëpunojnë shumë mirë në dhjetë vitet e fundit. Jo vetëm për shkak të interesave të përbashkëta ekonomike, por sepse e shohin sovranitetin si me rëndësi thelbësore të politikës së tyre. Këtë sovranitet përballë Perëndimit ato e shohin para së gjithash si aftësi për të thënë “jo”. Turqia është i vetmi vend i NATO-s, që nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Gatishmëria e Turqisë për të thënë “jo”, edhe vetë përballë SHBA – çmohet shumë lart nga Rusia. Edhe për këtë shkak, Rusia e ka bërë Turqinë në qendër të diplomacisë së saj të gazit. Megjithatë, përpjekja e Moskës për të luajtur një rol qendror në Lindjen e Afërt i hodhi në erë me plotëkuptimin e fjalës marrëdhëniet dypalëshe. Sepse objektivat e Rusisë në Siri jaë saktësisht e kundërta e atyre që do Turqia atje.

Përsa u përket ngjashmërive midis Putinit dhe Erdoganit: ajo ka më tepër efekt negativ ndaj një zgjidhjeje të konfliktit bilateral. Të dy presidentët besojnë në një pushtet të pakufizuar, nuk durojnë kritika dhe janë të gatshëm t’i vënë pikëpyetje gjithçkaje, për të arritur synimet e tyre. Ata u besojnë teorive të komploteve, por përballë politikës së tyre agresive fshihet një ndjesi pasigurie, të cilën e kanë të përbashkët.

Por midis shoqërisë turke dhe asaj ruse ka dallime të mëdha. Ndryshe nga shoqëria ruse, shoqëria turke është shumë e re dhe dinamike. Në dallim nga Putini, Erdogani ka një ideologji stabile dhe mbështetet tek feja islame, të cilën nuk e përdor thjesht për qëllime taktike. Përkundrazi, kohezioni politik i brendshëm i Rusisë është shumë më i madh, në një kohë kur shoqëria turke është e përçarë: si etnikisht, për shkak të kurdëve, por edhe në qytetarë fetarë dhe laikë. Në Turqi, AKP mund të mbijetojë edhe pa Erdoganin, kurse një Rusi pas Putinit është e vështirë të përfytyrohet për momentin. Në këtë kuadër, Turqia për momentin duket më e plagosshme, në një kohë që Rusia është e paparashikueshme në plan afatgjatë. Ivan Krastev është ekspert për Rusinë, Permanent Fellow i “Institutit për shkencat e njeriut” në Vjenë dhe autor rubrike në New York Times. /DW/



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Rita Ora triumfon edhe në X-Factor

Rita Ora triumfon edhe në X-Factor

FOTO-GALERI/Si u prit në Rinas shefi i NATO-s dhe çfarë i shpjegon Rama në sallën e hartave

The Economist: ‘Lufta’ për Ballkanin NATO-Rusi

Flori në daljen e parë publike pas sherrit, shfaqet krah Elvanës

Flori në daljen e parë publike pas sherrit, shfaqet krah Elvanës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com