Herolid Shala dhe Libereci luajnë të enjten “finalen” e Ligës së Europës, teksa do të presin në shtëpi ekipin francez të Marsejës.
Ekipi çek i Shalës ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në stadiumin “Velodrom” të Marsejës me rezultatin e ngushtë 01, por barazimi në shtëpi me Groningen dhe humbja e fundit ndaj Bragës ka bërë që Liberec të bjerë në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se francezët.
Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, çekët kanë grumbulluar 7 pikë, falë dy fitoreve e një barazimi, ndërsa janë mundur në të dy sfidat nga portugezët e Bragës që e kanë siguruar kualifikimin në Grupi F të Ligës së Europës.
Siç shikohet, Liberecit i duhet vetëm fitorja ndaj Marsejës, e për këtë Shala dhe ekipi i tij po përgatiten për një ndeshje finale, e cila luhet në shtëpinë e tyre e do bëjnë çmos të bëjnë më tej në Ligën e Europës.
Mesfushori shqiptar, është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ndaj pritet që ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. /Sportal.al/