TIRANË- Të nisësh palestrën nuk është asnjherë vonë. Por disa gjëra të vogla duhen ditur nëse drejtoheni për herë të parë në një qendër të tillë. Këto këshilla vijnë edhe një herë në këtë fundvit ku shumë gra e vajza u drejtohen palestrave në mënyrë specifike për të humbur disa kilogramë dhe për tu paraqitur më bukur në mbrëmjet festive.
“Veshja e personave që vijnë për palestër duhet të jetë pambuk dhe e lehtë. Atletet duhet të zgjidhen me kujdes në mënyrë që personat që bëjnë palestër për herë të parë të të mos dëmtojnë atrikulacionet gjatë ushtrimeve”, thonë instruktorët.
Ushtrimet nisin nga ato më të lehtat për fillestarët. Ushtrimi i parë është ecja në një pistë apo në sikron që janë mjete të palestrës të cilat ngohin dhe çlirojnë muskujt për të vazhduar me ushtrimet e tjera. Më pas një fillestar në palestër mund të punojë pjesët e krahut duke mbajtur gira të cilat duhet të kenë një peshë të lehtë në ditët e para në mënyrë që muskujt të mos kontraktohen.
Ushtrimet e tjera që këshillohen nga instruktorët janë ato për muskujt e barkut, të cilat për fillestarët duhet të ushtrohen jo më tepër se dhjetë herë nga tre seri ushtrimesh. Për ushtrimet me pjesën e fundshpinës dhe muskujt e këmbëve isntruktorët e fitness këshillojnë të përdoret një llastik në mënyrë që duke e hapur llastikën me këmbë ato të mund të tonifikohen.
Sipas instruktorëve janë më të shumtë personat që kërkojnë të tonifikohen në palestër dhe më pas ata që kërkojnë të humbasin në peshë. Për këta të fundit është e detyrueshme që palestra të nisë me aparaturat kardio ose ndryshe: Biçikleta, pista e ecjes dhe step në mënyrë që heqin yndyrnat e tepërta që ka trupi.