TIRANE- Veshja dhe ndikimi i saj tek individi, do të diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion. A e reflekton veshja personalitetin? Si vishen shqiptarët? Të vishesh bukur me shumë apo me pak para? Këto edhe të tjera pyetje shtrohen për diskutim në një panel të ftuarish ku bëjnë pjesë njerëz të showbizzit, gazetarë, etj.
Sonte në 22:15 me Blendi Fevziun dhe të ftuarit: Aurela Hoxha, Valdrin Sahiti, Altin Mici, Reis Çiço, Joni Peçi, Armina Mevlani, Irena Kita dhe Rezarta Skifteri për të folur për veshjen.