Real Madrid dhe Atletico Madrid janë në telashe të mëdha dhe me shumë mundësi nuk do të kenë mundësi të kryejnë merkato në janar dhe gjatë verës 2017. Sipas Il Mundo Deportivo, komisioni i etikës në organin madhor të futbollit është i gatshëm të mbyllë dy sesionet e merkatos për dy klubet e Madridit për thyerje të rregullores të teserimit të minorenëve, siç ndodhi me Barcelonën. Sanksioni i cili nuk ka filluar ende, mund të fillojë të aplikohet që nga viti 2017.