Kur të gjithë po kërkojnë dekriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë, deputetja Mesila Doda ka shkuar edhe më tej duke kërkuar dekomunistizim. Madje duke propozuar edhe një nismë ligjore të cilën kërkon të shqyrtohet bashkë me propozimet për dekriminalizimin e politikës shqiptare. Pasi sipas deputetes Doda nuk ka dekriminalizim pa dekomunistizim.
Por cilat janë amendimet që deputetja Doda kërkon?
PROPOZIME PER AMENDIM
Amendim ne nenin 2, pas pikës 1
Nuk mund të kandidojnë, nuk mund të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët ne periudhën nga 29 Nëntori 1944 deri me 2 Korrik 1991, brenda apo jashtë vendit kanë qenë të përfshirë në:
- a) Strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit;
- b) Bashkëpunëtorë te ish-Sigurimit të Shtetit;
- c) Strukturat Drejtuese të Partisë Punës se Shqipërisë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në nivel lokal apo qëndror;
- d) Funksione të larta drejtuese të pushtetit Ekzekutiv në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, në nivel lokal apo qendror;
- e) Drejtimin e forcave të armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
- f) Strukturat e Hetuesisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
- g) Në detyrën e Gjyqtarit dhe Prokurorit ne Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Ndryshim i pikës 1 te nenit 3:
“1. Për veprat penale të parashikuara në pikën 1 të nenit 2 të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet edhe në funksionet publike si më poshtë:”
Të bëhet:
“1. Për veprat penale të parashikuara në pikën 1 si dhe të përfshirjes se tij ne veprimtaritë e parashikuara ne piken 2 të nenit 2 të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet edhe në funksionet publike si më poshtë:…”
Ndryshim te pikës 1 te nenit 4
“1. Për personat që parashikohen në shkronjën “a” të pikës 1 dhe ata te pikës 2 te nenit 2, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës.”