Policia e Tiranës, ka ndaluar dy netë më parë shtetasin Fatos Gurakuqi, 38 vjeç, me banim në Kodër Kamëz, pasi ka përdhunuar vajzën e tij 15 vjeçare F. G. Ngjarja ka ndodhur në banese ku pasi ka ushtruar fillimisht dhunë fizike, babai më pas ka përdhunuar vajzën.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që një tjetër akuzë për të cilën Gurakuqi është ndaluar është edhe thyerja e një dere klase në një shkollë të mesme.