Analisti Artur Zheji në emisionin e sotëm “Opinion” ka shprehur qëndrimin e tij rreth origjinës fetare të shqiptarëve. Zheji është shprehur se të gjitha dokumnetet historike tregojnë që Shqipëria ka qenë e krishterë deri në kapitullimin e Arbërisë dhe pushtimin nga Turqia, pushtues që solli fenë e tij. “Por dielli i shqiptarëve lind nga perëndimi”, u shpreh Zheji.