Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste në Paris?

2015/11/16 at 9:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste në Paris?

PARIS- Kërkime masive janë duke u zhvilluar për anëtarët e mbijetuar të grupit islamist, i cili ka vrarë 132 persona, të premten në Paris. Policia ka identifikuar Salah Abdeslamin, 26 vjeç, si të dyshuar kryesor.

Ai thuhet se ka marrë me qira një makinë Volkswagen Polo, e cila është përdorur nga sulmuesit. Makina është gjetur pranë një salle të koncerteve në Paris, e cila ka qenë cak i sulmeve.

Të shtunën, Abdeslam ka qenë në një automjet, i cili është ndaluar nga policia pranë kufirit me Belgjikën, kanë thënë zyrtarët. Ai raportohet se është marrë në pyetje, është kontrolluar dhe është lejuar të largohet së bashku me dy persona të tjerë që kanë qenë në makinë.

Policia e ka përshkruar Abdeslamin si të rrezikshëm dhe ka paralajmëruar njerëzit që t’i mos afrohen. Sipas zyrtarëve, ai është njëri nga tre vëllezërit që kanë jetuar në Belgjikë, por që kanë pasur lidhje me sulmet në Francë.

Njëri nga ta, Brahim Abdeslam, 31 vjeç, thuhet se ka qenë sulmuesi që ka hedhur veten në erë në Bulveradin Voltaire, në Paris. Vëllai i tretë, Mohammed, është arrestuar në Bruksel pasi është kthyer nga Parisi dhe mbetet në paraburgim. Policia belge ka thënë se ka arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Njëri nga sulmuesit që ka hedhur veten në erë pranë stadionit të sporteve në Paris, ka jetuar po ashtu në Belgjikë. Ai është identifikuar në media si Bilal Hadfi, 20 vjeç.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se sulmet e 13 nëntorit në Paris janë përgatitur “nga një grup i individëve në Belgjikë”, të cilët “kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në Francë”.

Një tjetër sulmues i identifikuar i Parisit është Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, i cili ka hedhur veten në erë në sallen e koncerteve Bataclan.

Ai ka pasur dosje penale dhe inteligjenca e Francës e ka cilësuar si ekstremist të mundshëm islamik, i cili mund të ketë kaluar kohë në Siri.

Autoritetet janë duke analizuar edhe origjinën e një pasaporte siriane, e cila është gjetur pranë stadiumit në Paris. Personi në pasaportë thuhet se ka arritur në Greqi dhe se ka kërkuar azil në Serbi.

Një pasaportë egjiptiane që është gjetur po ashtu pranë stadiumit, mendohet se ka qenë e një viktime dhe jo e ndonjë sulmuesi.

/Evropa e lirë/

Ju sugjerojmë

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
Bota

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

14 Dhjetor, 2025 9:09 am
Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Para
Zyrtari i lartë i BE: Shqipëria zhvillim jo të qendrueshëm

Zyrtari i lartë i BE: Shqipëria zhvillim jo të qendrueshëm

Gena feston 44 vjetorin me miqtë artistë

Gena feston 44 vjetorin me miqtë artistë

Sarandë, arrestohen dy grabitësit e kazinosë

Sarandë, arrestohen dy grabitësit e kazinosë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
14 Dhjetor, 2025

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit...

Lexo më shumë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
14 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Metalurgjiku’, për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni...

Lexo më shumë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
14 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapje të podkastit “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kalaur për gjykim çështjen e Belinda...

Lexo më shumë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i të shtënave që ndodhën dje në Brown University në Providence, në Rhode Island, në bregun lindor të Shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com