Ne trupin e njerit prej personave qe kane sulmuar mbremjen e djeshme në Paris eshte gjetur një pasaportë siriane.
Kjo konfirmohet tashmë zyrtarisht dhe hedh akoma me shumë drite mbi skenarin e pergatitur nga shteti islamik per kete goditje qe la pas nje masaker te vertete me 127 te vrarë dhe qindra te plagosur.
Por si i kane shpetuar autoriteteve Franceze keta persona dhe a do kete nje zinxhir tjeter ngjarjesh me vrasje? Gadishmeria eshte maksimale jo vetem ne Paris por ne te gjithe europen. Rusia ka rritur gjithashtu nivelin e masave ekstreme ne aeroportet e saj.
Sinjali i pare per alarm ne aeroporte erdhi nga Gatwick i Londres ku fluturimet u anulluan dhe pasagjeret u evakuuan ne nje hotel aty pranë.