TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë sot. Ai thotë se ligji për shpifjen është keqkutuar nga media, pasi nuk ka qëllim dënimin e tyre por vetëm dënimin e politikanëve që shpifin. “Është koha që kjo shoqëri të përballet hapur me kulturën e shpifjes. Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij për të shpifur”, thotë duke lënë të kuptohet se ligji ka në fokus politikanët. Sakaq ai shton “neni përkates duhet të reflektoje kete qellim qe e kam shprehur publikisht me kohe. Ndjesë që ka hapur shteg per nje keqkuptim te madh!”