Grekët i kthehen skemave të vjetra të persekutimit të shqiptarëve në dogana. Burime pranë Opinion.al thonë se grekët kanë kthyer vonesat në doganat e Kapshticës dhe Kakavijës dhe shkak është bërë djegia e flamurit grek në selinë e Omonias në Sarandë. Nuk dihet cilit do të jetë veprimi i palës shqiptare nëse do të ketë reciprocitet në këtë sjellë, ashtu siç ndodhi dy vite më parë kur pala shqiptare ia ktheu palës greke me të njëjtën monedhë.