Protesta e studentëve nxeh gjakrat në mbledhjen e grupit parlamentar tëPD. Jozefina Topalli i ka kërkuar llogari kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me mbështetjen që ky i fundit ka premtuar studentëve gjatë ditës së sotme.
Ku ishte PD gjatë një viti që studentë kërkonin ndryshimin e ligjit? Mbi ç’baza dhe si do mbështese konkretisht PD këtë protestë? Kanë qënë këto disa nga kërkesat e Topallit,sipas së cilës kryetari Basha me shumë se mbështetje konkrete ka tërhequr sot vëmendjen e medias me deklaratën e tij për përkrahje të protestës.
Duhet veprim konkret dhe jo fjalë ka vijuar zonja Topalli,ndërkohë që askush tjetër nga grupi parlamentar nuk ka reaguar,përfshire dhe ish kryetarin Berisha që ka qënë prezent në mbledhje.
Mendoj se nuk jemi në një linjë me fjalën tënde,sepse unë besoj se duhet kaluar nga fjalët në vepra….çfarë të të them kjo opozitë nuk është kurrkund. Ka përfunduar fjalën e saj Topalli e cila ka mbetur pa përgjigje pasi kryetari Basha është informuar për vrasjen e ndodhur sot në Dajt dhe më pas mbledhja është ndërprerë