Aktualitet

DESHMIA/Mesiç: Shqipëria stepej para Serbisë, iu shmang luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 11/11/15 |
b.f

PRISHTINE- Ish¬Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç në një intervistë në emisionin “Pa Rrotlla” që transmetohet në Kosovë është shprehur se Shqipëria nuk u tregua e gatshme të luftonte ndaj Serbëve kur nisi lufta e Kroacisë. “Ne kërkuam që të hapej fronti i jugut, pra edhe shqiptarët e Kosovës të nisnin luftën, por shqiptarët nuk ishin gati, por edhe Shqipëria nuk do të përfshihej në këtë konflikt”. Sipas tij, Shqipëria do të reagonte vetëm nëse do të sulmohej vetë.

Ish-anëtari i kryesisë së Jugosllavisë dhe ish¬presidenti i Kroacisë ndër të tjera tha se: Unë dhe Presidenti i Kroacisë Franjo Tuxhman vizituam Tiranën në 1992 dhe takuam Berishën, por Shqipëria nuk ishte në gjendje të reagonte. Mendonim se hapja e frontit jugor do të ndihmonte të gjithë. Mirëpo, kur i analizuam të gjitha, pamë se Kosova nuk ishte gati dhe se Shqipëria mund të reagonte vetëm atëherë kur do të sulmohej”, tha Mesiç në intervistën ekskluzive për “Pa Rrotlla”.

I pyetur për Millosheviçin ia tha se “ishte njëri nga ata, i cili kishte aftësi të shikonte drejt në sy dhe të gënjente 100 përqind. Kishte qëllim të krijonte Serbinë e Madhe”. Ndërsa se çfarë mendonte Millosheviç për shqiptarët , Mesiç e përshkruan kështu: “Nëse dikush do t’i thoshte se një autobus shqiptar iku me shumë fëmijë shqiptarë dhe shoferi ishte serb dhe po t’ia shpjegonit këtë Millosheviqit ai do të pyeste se a shpëtoi shoferi serb dhe jo fëmijët shqiptarë. Ai ishte një njeri mizor.”

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas