Aktualitet

Protesta e studentëve, përplasje të forta në mbledhjen e deputetëve te PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 11/11/15 |
b.f

 

Protesta e studentëve nxeh gjakrat në mbledhjen e grupit parlamentar tëPD. Jozefina Topalli i ka kërkuar llogari kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me mbështetjen që ky i fundit ka premtuar studentëve gjatë ditës së sotme.

Ku ishte PD gjatë një viti që studentë kërkonin ndryshimin e ligjit? Mbi ç’baza dhe si do mbështese konkretisht PD këtë protestë? Kanë qënë këto disa nga kërkesat e Topallit,sipas së cilës kryetari Basha me shumë se mbështetje konkrete ka tërhequr sot vëmendjen e medias me deklaratën e tij për përkrahje të protestës.

Duhet veprim konkret dhe jo fjalë ka vijuar zonja Topalli,ndërkohë që askush tjetër nga grupi parlamentar nuk ka reaguar,përfshire dhe ish kryetarin Berisha që ka qënë prezent në mbledhje.

Mendoj se nuk jemi në një linjë me fjalën tënde,sepse unë besoj se duhet kaluar nga fjalët në vepra….çfarë të të them kjo opozitë nuk është kurrkund. Ka përfunduar fjalën e saj Topalli e cila ka mbetur pa përgjigje pasi kryetari Basha është informuar për vrasjen e ndodhur sot në Dajt dhe më pas mbledhja është ndërprerë

KOMENTO (18)

Shkruaj nje koment

  1. ….E mire thene! ;)
    Po te pakten Ka guximin ti kerkoj llogari atij “qumeshtorit” se per te qene te sinqerte, te gjithe ata qe Jane atje Jane te gjithe si “”derra te majmur”..!
    Une personalisht nuk njoh ndonje kryetar partie, deputet, politikan te varfer, se di per ti.!? :(

  2. E gjithe bota del ne rruge.., anglez, gjerman, francez, amerikan.., apo ne shqiptaret jemi me te mire!? :(
    Te jemi te sinqerte: ne jemi popull “lepires” interesaxhi edhe disi injorante!
    Si te djathtet me pare edhe mavite Tani e Kane shfrytezuar kete injorance te shumices ngaqe u jepte nje palo Pune “300000 lekshe” edhe I zapon-te per 4 vjete edhe vete bejne miliona!! :(
    Shumica injorante se kupton kete gje si edhe Jane te tramkosur se po e humben kete palo rroge skane ku te hane!!! :(

  3. Jozefina ka te drejte pd ka 1 vit qe ben thirrje per protesta dhe nderkoh sben asgje,ne rastin me te mir luli eshte i paafte si kryetar parite,dhe ne rastin me te keq ka frik se nqs ben opozit seriozisht rama i hap dosjet e korrupsionit dhe e fut ne burg
    ne te dyja rastet duhet te jap doreheqjen

  4. Jozefina veq tek ti besojm,pd me lulin ka marr pikjaten,ne gjume ne bashki e ne gjum ne partiveq kunati rrinte zgjuar sepse vidhte gjith kohen

  5. jozefina eshte ajo grua qe ne 8 vjet si nr 2 i shtetit kurr nuk pati nje skandal korrupsioni,dhe u akuzonte vetem se ishte besnike e berishes,ajo e meriton te jete kryetare e pd e jo ai hajduti qe ka emrin e lul kunatit

  6. Sinqerisht qe e mbeshtes opinionin e Topallit..!
    Per arsye se Jane be mbi 2 vjete qeverisje “mavi” edhe shume shqiptare Jane te inatosur, zhgenjyer, shume te pakenaqur.. ” ideologya mavi = ideologji fashiste- shtype e shtrydhe kete popull edhe qeveritaret qe “majmen” si derra!
    Gjithesesi faji I pd eshte te mismarrja pjese prej se verteti ne Drejtimin e tubimeve, demonstratave, grevave, mbeshtetjen reale ndaj shqiptareve..
    S’eshte mbeshtetje ajo e FB apo e TV duhet qe pervec se ne kete menyre te mobilizojne, kryesojne me shume

  7. Te jesh kritik mbrenda partis esht mir kritika te zhvillon te ndihmon per te arritur obiektivat qe ka nje parti por dhe vet topalli duhet te reflektoj per indiferencen qe ka mbajtur kohet e fundit prej 2 vitesh megjithate nuk esht koha momenti i percarjes ne parti por te bashkohen dhe te kontribojn te gjithe per rrezimin e Rilindasve te diktatures

  8. Znj Topalli me gjithë respektin për Ti ,por duhet të kuptojsh se ne si popull jemi lodhur me politikën e rrugës mos i harro cadrat dhe shtretërit e Ramës dhe PS se, tani duam nje politik te te dhe z.Basha shumë mirë po vepron asgjë me rreugë nuk ndryshon kjo qeveri, pasi edhte votuar per mandat katër vjecar dhe BE nuk e largon kete qeveri ,por jam i bindur se ata që i votuan do te ua yregoje vendin nga zhgënjimi.

  9. Nuk eshte faji i Bashes pse Jozefina e di opoziten shetitje jashte shteti dhe nuk e degjon. Cfare po ben Jozefina si opozitare nje nisme nje aksion asgje. Vetem vishet me armani e harxhon leket qe moro si kryetare kuvendi

  10. Basha gjith koston prej jozefines e majlindes e ketyre grabureave te PD po mban. Pervecse jane pasuru per vete asgje skan bere per militintet e PD

Pas