TIRANE- Dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe mundësia e ndryshimeve të tjera në kabinetin qeveritar që mund të pasojnë largimin e Naços ka ngjallur reagime të ndryshme në korridoret e Kuvendit. Për deputetin socialist Bashkim Fino Qeveria nuk ka nevojë për impulse të reja pasi në këndvështrimin e tij ky kabinet ka bërë punë të lavdërueshme. Alfred Peza po ashtu tha se ardhja e Manjanit në krye të drejtësisë është impuls i mjaftueshëm për rifreskimin e Qeverisë. /tvklan/