TIRANE- Ilir Meta sapo ka dalë nga Kryeministria i është drejtuar “Rogner”-it ku ka pirë një kafe të shkurtër me dy nënkryetarët e LSI, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Teksa dilte nga Rogner, Meta i është përgjigjur interesit të madh të medias, duke thënë se vlerëson dorëheqjen e Naços.
“Duhet të vlerësoj aktin e dorëhqjes si një akt i përgjegjshëm, qytetar. Ai ka dhënë kontributin e tij në qevrisje dhe reforma. Ai ka punuar për të çuar përpara reformën në drejtësi”.
I pyetur për emrin e ri të ministrit të Drejtësisë, Meta ka thënë “Do ta propozojë Rama”. Ndërsa insistimin e gazetarëve, nëse bëhet fjalë për Yllin Manjanin, ai nuk e ka mohuar, por është përgjigjur me babutë “nuk pi më kafe në Rogner se ju më zini pritë”.
Më herët gjatë ditës së sotme, Meta ka pasur një bisedë edhe me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Donald Lu.