Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nevila Nika: Alida Hisku tha të vërtetën! Kam dëgjuar ulërima nga burgu

2015/11/10 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nevila Nika: Alida Hisku tha të vërtetën! Kam dëgjuar ulërima nga burgu

TIRANE- Historianja e njohur dhe ish-drejtore e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika në një intervistë për Opinion.al shprehet se në kohën e diktaturës, gratë në birucë mund të jenë përdhunuar. “Alida Hisku tha të vërtetën!”, shprehet ajo.


Nika shkon edhe më tej kur tregon se rreth viteve ’80 nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet pranë Arkivit ka dëgjuar ulërimat e grave që dhunoheshin.

______ 

1.Ajo çka ka nxitur sërish debate kohët e fundit është dhuna në kohën e komunizmit. Kjo mori shkas nga një interviste e Alida Hiskut e cila thoshte se ishte përdhunuar nga hetuesit brenda në biruce… Ju keni studiuar për aëe periudhë të historisë. Si mendoni a ka ekzistuar ky fenomen….pra a përdhunoheshin gratë e arrestuara?

 Ju faleminderit juve që më dhatë këtë mundësi për të dhënë edhe une mendimin tim. Lexova intervisten e znj. Hisku dhe e përgezoj për guximin dhe qytetarinë e saj për të denoncuar publikisht një prej krimeve më të shëmtuara të periudhes së regjimit komunist, atë të dhunimit të grave e vajzave në burgje e kampe internimi.

Ka kaluar gati një çerek shekulli nga rënia e regjimit dhe shumë pak është folur për fatin e gruas shqiptare në atë periudhe.

Znj. Hisku ka treguar të vërtetën!

Edhe pse Kodi Penal dhe ai i Procedures Penale nuk e parashikonte përdorimin e tortures fizike e psikologjike, të gjithë ne tashmë e dimë se ato janë përdorur masivisht në vendet e dënimit. Raste si ai i znj. Hisku ka patur, pasi jo të gjithë ata persona që kanë punuar në organet e drejtesisë të asaj periudhe kanë vepruar konform ligjeve të kohës. Përdorimi i torturave nga më të ndryshmet ka qene norme si për grate ashtu edhe për burrat.

Ju kujtoj këtu se në vitet e para të pas luftës, në mjaft burgje të vendit qelite ishin të përbashketa, pra burra e gra në një qeli.

2. Disa artistë që e kane jetuar atë periudhe por edhe kanë qenë të dënuar e kanë mohuar, si Maks Velo për shembull. Ndërkohë të tjere e kane pohuar. Si shpjegohet ky diversitet mendimesh?

Mendime të ndryshme midis artistesh apo ish të burgosurish politike është krejt normale të ketë. Gjykoj se ata që e mohojnë e kanë gabim, fenomeni ka ekzistuar, sidomos për ata mbi të cilet rëndonin akuza me karakter  politik, por nuk perjashtohen edhe ato për krime ordinere.

3.Cilat kane qene format kryesore të presionit që ushtroheshin ne diktature ndaj të burgosurve politikë?

Forma më e rëndomtë e presionit ka qenë familja, të afërmit të dashurit e personit të arrestuar. E njejta gjë ndodhte edhe me familjaret jashtë mureve të burgut e kampit. Frika injektohet në të gjitha variantet, dëbimi, internimi, largimi nga puna, shkolla etj etj.

4. A ka dokumente që vërtetojnë përdhunimin? Nëse jo dokumente, ndonjë fakt tjeter që e bën të besueshme këtë dëshmi?

Dokumente ka, jo për të gjitha rastet kuptohet sepse askush nuk ishte i interesuar të linte gjurme, qoftë edhe për rrahjet shtazarake që ju bëheshin gjatë hetuesise. Kuptohet se sot mbas kaq vitesh është e vështirë ta provosh me fakte shkencore, pra nga mjekë e laboratorë kriminalistike se çfarë ka ndodhur.

Në këto kushte jemi para faktit se vetëm dëshmitë e të mbijetuarve të atij ferri janë dëshmi e gjallë e të pakundershtueshme.

Unë, kam punuar për shume vite në Arkivin Qendror Shteteror d (tek Burgu i Sigurisë së Lartë) dhe  ende sot kujtoj me dhimbje ulerimat e një gruaje që vinin nga burgu i Tiranës. Bëhet fjalë për fundin e viteve ’70 dhe fillimet e viteve ’80.  E pra kane kaluar shumë vjet por nuk mundem ta harroj.

Së fundi dua të shtoj se gruaja shqiptare ka vuajtur të tilla ngjarje edhe në vendet e punes e kudo. Me gjithe fjalet e mëdha për emancipimin tone, jeta e një gruaje ne Shqiperine e para ‘92 nuk ishte fushe me lule.

Intervistoi: Riviera DEDAJ



Ju sugjerojmë

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
Bota

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor, 2025 9:42 am
Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
Bota

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

24 Qershor, 2025 9:41 am
Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
Aktualitet

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

24 Qershor, 2025 9:36 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Para
Ja cilat janë femrat më seksi në Shqipëri

Ja cilat janë femrat më seksi në Shqipëri

Prapaskenat e dorëheqjes së Naços

Prapaskenat e dorëheqjes së Naços

Zagani në Opinion: I kërkova kolegut italian të arrestonte trafikantët që nuk arrestoja dot në Shqipëri

Zagani në Opinion: I kërkova kolegut italian të arrestonte trafikantët që nuk arrestoja dot në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
24 Qershor, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka reaguar pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar si një...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
24 Qershor, 2025

Në orët e para të mëngjesit, një plagosje me thikë ka ndodhurnë Tropojë. Konkretisht sipas asaj që njofton Policia gjatë...

Lexo më shumë

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
24 Qershor, 2025

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
24 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com