E ftuar në emisionin “Opinion” për të folur mbi “Gra të bukura dhe të pushtetshme”, pasi ka marrë vlerësimin e panelit për pamjen e saj, një vlerësim që në fakt i është atribuar nga të gjithë , Grida Duma është shprehur: “Mua më është dhënë edhe atributi i një gruaje agresive”. Në vijim të fjalisë, politikania ka shtuar se kur del në diskutime publike, njerëzit pranë saj e këshillojnë që ta marri me qetësi.