Një detyrë shkolle ka bërë që Hermesi, djali i aktorit të programit të humorit “Portokalli” Romir Zalla, t’u tregojë të gjithëve “hallet” e shtëpisë. Hermesi i vogël shkruan se babai i tij, megjithëse është aktor me famë, nuk ka para. Këtë detyrë të të voglit, Romiri e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke konfirmuar në një farë mënyre se ato që ka shkruar i biri janë të vërteta.