BRUKSEL- Teksa progres-raporti për Shqipëri është shtyrë ashtu si për të gjitha vendet që aspirojnë BE-në, korrespondentët në Bruksel kanë arritur të mësojnë detaje rreth raportit të pritshëm për vendin tonë. Komisioni Europian ka përpiluar një progres-raport plot me kritik për vendin, ku problemi kryesor i konstatuar prej tyre është vonesa në miratimin e reformës në drejtësi. Po kështu një minus për vendin tonë në këtë raport është edhe mos miratimi i ligjit për dekriminalizimin me konsensusin e dy partive. Sipas burimeve Komisioni Europian nuk do të propozojë hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë për shkak të mosplotësimit të 5 kritereve të vendsoura nga Komisioni.