Nuk mund të mos ndihej edhe në teatrin e kërcimit të Tv Klan, atmosfera e fitores së Kombëtares Kuq e zi. Mbrëmja ka nisur me këtë ngjarje dhe është mbyllur me pjesëmarrjen në skenë të futbollistit Andi Lila dhe komentatorit, Shakohoxha që bashkë me Alketa Vejsiun përshëndetën tifozat kuq e zi.
Për herë të parë edhe anëtari i jurisë Robert Alija i ka dhënë gjithë konkurrentëve 10-ta, për shkak të kualifikimin e Kombëtares në Francë 2016. Kjo natë e katërt e DËM, kurorëzoi edhe mbretërit e saj që ishin Drini dhe Viola.