Ministria e Kulturës ka bërë prapakthehu duke hequr pllakatën e sulltan Sulejmanit nga hyrja e Kalasë së Lezhës. Edhe pse zyrtarisht nuk e ka pranuar që pllakata është hequr pas presionit të ushtruar nga grupe të ndryshme interesi, heqja e pllakatës thuhet të jetë kryer për nevojë të restaurimit pas dëmtimeve të fundit që ka pësuar. Por zëra ende të pakonfirmuar thonë se pas restaurimit pllakata do të vendoset në muzeun e Lezhës aty ku ka qëndruar para se vihej në Kala.