Teleshikuesit do të shohin sonte puntatën e fundit të sezonit të katërt të telefilmit “L’Onore e il Rispetto”. Por aktorët kanë nisur realizmin e sezonit të pestë që premton shumë supriza. Siç raporton “TGCOM 24”, në seritë e reja i preferuari i femrave Gabriel Garko shfaqet më seksi se kurrë. Në një prej skenave aktori gjendet nudo dhe i lidhur me zinxhirë pas një rrjete hekuri.