Rrjeti social Facebook nuk po përjeton ditë të mira, ndërsa në vetëm pak ditë ka rënë nga sistemi duke sjellë një shqetësim të madh në përdoruesit e tij. Në më pak se një javë ky problem i Facebook është përsëritur dy herë. Të hënën në darkë, rrjeti facebook nuk mund të përdorej për 40 minuta e ndërsa rreth 1.5 miliardë njërëz në mbarë botën nuk mundën të postonin foto, komente apo të shihnin të rejat më të fundit. Aksionet e kompanisë ranë rreth 4% me një vlerë prej 90 milionë dollarë. Nga ana tjetër postimet në rrjetin tjetër social Twitter në mbarë botën panë një rritje të konsiderueshme, ndërsa miliona përdorues shprehën inatin në këtë rrjet për rënien e Facebook.