Ai mund të jetë një hotel, por të jeni të sigurt që nuk është si ata që keni parë deri tani. “Hoteli nuk është hotel” është edhe emri që mban ky ambient i ri, që gjendet në Amsterdam. Secila nga 15 dhomat e tij ka disa punime arti shumë interesante. Përshembull dhomën e gjumit ju mund ta keni brenda një minis autobuzi
apo mund të ndodh që krevatin ta gjeni edhe brenda një biblioteke me libra. Këto ide interesante e kanë bërë këtë ambient më të veçantin, por edhe më të frekuentuarin në Hollandë.