Shefi ekzekutiv i BMW-së, Harald Krueger është rrëzuar gjatë një konference shtypi në shfaqen e organizuar, “Frankfurt Auto”. Teksa u ngjit në skenë pranë makinës hibride BMW tip “i8”, 49-vjeçarit i ka rënë të fikët. Dy antarë të stafit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë duke e ngritur në këmbë, por përsëri gjendja shëndetësore e Krueger nuk ishte e stabilizuar.