Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Beqaj: Miratimi i IBAR tregoi se nuk kam penguar rrugën europiane të Shqipërisë

2026/05/31 at 1:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ilir Beqaj: Miratimi i IBAR tregoi se nuk kam penguar rrugën europiane të Shqipërisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përgëzuar Shqipërinë për miratimin e IBAR-it dhe përparimin në procesin e integrimit europian.


Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se miratimi i IBAR-it tregon se, ndryshe nga pretendimet e ngritura ndaj tij, veprimet që i atribuohen nuk e kanë dëmtuar rrugën europiane të Shqipërisë.

Beqaj thotë gjithashtu se prej 23 muajsh ndodhet në paraburgim dhe se çështja e tij, sipas tij, është përdorur si statistikë për të dëshmuar luftën kundër korrupsionit, ndërsa kërkon që procesi të vlerësohet me paanshmëri dhe në respekt të shtetit të së drejtës.

Në përfundim Beqaj u shpreh se vazhdonte të priste me besim që çështja e tij personale të vlerësohej me ekuilibër, paanshmëri dhe në respekt të plotë të shtetit të së drejtës, i cili përbën vetë themelin e projektit europian drejt të cilit aspiron Shqipëria.

Deklarata e plotë:

Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Përgëzime shtetit tim për miratimin e IBAR

Të martën, më 26 maj 2026, në Bruksel u mbajt Konferenca e 8-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri.

Në rrugën e integrimit europian, kjo konferencë pati një rëndësi të veçantë, pasi “konfirmoi se Shqipëria, në përgjithësi, i ka përmbushur standardet e ndërmjetme të të ashtuquajturit Klasteri 1: THEMELORËT”.

Si çdo qytetar shqiptar, edhe unë ndihem i lumtur për këtë arritje të vendit tim. Për këtë arsye, ndiej detyrimin të përgëzoj publikisht Shqipërinë dhe institucionet e saj për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Megjithatë, personalisht, ndihem edhe i lehtësuar nga një brengë që më ka munduar prej shtatë muaj.

Në fund të tetorit 2025, në kuadër të një gjykimi kushtetues lidhur me paraburgimin tim, organi qe ngre akuzë në emër të shtetit tim pretendoi, ndër të tjera, se veprimet që më atribuohen mua kishin dëmtuar rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Miratimi i IBAR-it dhe vijimi i procesit të negociatave tregojnë se, fatmirësisht, kjo nuk ka ndodhur. Unë nuk kam qenë shkaku që integrimi i vendit tim në Bashkimin Europian — motoja e lëvizjes demokratike që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1990 — të cënohej, pengohej apo ndalej.

Pasi u lehtësova nga kjo barrë e rëndë, fillova të mendoj më pozitivisht edhe për veten time. Ndiej brenda meje se edhe unë kam dhënë një kontribut personal dhe konkret në rezultatet e shtetit tim, në përparimet konkrete dhe të matshme të arritura gjatë dy viteve të fundit në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Prej 23 muajsh ndodhem në paraburgim me akuzën, të ngritur nga organi i posaçëm i akuzës i shtetit tim, për korrupsion pasiv të funksionarit të lartë në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Në korrik 2024, një gjykatë e posaçme e shkallës së parë vendosi se unë nuk jam funksionar i lartë (në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC) dhe se nuk ka prova për korrupsion.

Në gusht 2024, një gjykatë e posaçme apeli konfirmoi me vendim se unë nuk jam funksionar i lartë (në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC) dhe se nuk ka prova për korrupsion.

Në janar 2025, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e apelit dhe deklaroi se, në mungesë të provave për korrupsion, nuk kishte rëndësi të përcaktohej nëse Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC ishte funksionar i lartë apo thjesht funksionar publik.

Megjithatë, në tetor 2025, drejtuesi i organit të posaçëm të akuzës deklaroi publikisht përpara Komisionit të Ligjeve të Kuvendit se ky institucion po ushtronte ndjekje penale ndaj funksionarëve të lartë të akuzuar për korrupsion me fondet e Bashkimit Europian.

Që nga ai moment kam pasur ndjesinë se çështja ime po konsiderohej si statistikë edhe në kontekstin më të gjerë të demonstrimit të angazhimit të vendit në luftën kundër korrupsionit.

Në janar 2026, Gjykata Kushtetuese konfirmoi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Për të arritur në një vendim përfundimtar do të nevojiten ende disa muaj. Por ai vendim më intereson vetëm mua dhe familjarëve të mi.

Deri në përfundimin e negociatave për Klasterin “THEMELORËT”, unë do të vazhdoj të jem i dobishëm për shtetin tim si statistikë që dëshmon luftën kundër korrupsionit.

Prandaj, në përfundim, dëshiroj ta përgëzoj përsëri sinqerisht shtetin tim për miratimin e IBAR-it, një rezultat i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për të gjithë qytetarët që besojnë në të ardhmen europiane të vendit tonë.

Por nuk mund të rri pa përgezuar edhe rezultatet sratistikore të strukturës se posaçme antikorrupsion.

Njëkohësisht, vazhdoj të pres me besim që edhe çështja ime personale të vlerësohet me ekuilibër, paanshmëri dhe në respekt të plotë të shtetit të së drejtës, i cili përbën vetë themelin e projektit europian drejt të cilit aspiron Shqipëria.

P.S. Në çdo vend demokratik, shteti është bashkësia e katër pushteteve të pavarura nga njëri-tjetri dhe, njëkohësisht, në ndërveprim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Pikërisht ky ekuilibër përbën garancinë më të rëndësishme të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.



Ju sugjerojmë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Para
Berisha:Me Ramën nuk ka integrim, grabit qytetarët me sipërmarrjet digjitale

Berisha:Me Ramën nuk ka integrim, grabit qytetarët me sipërmarrjet digjitale

Rama reagon për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

Rama reagon për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

Dhuna në Zvërnec, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion nga Policia

Dhuna në Zvërnec, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion nga Policia
















TE FUNDIT

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
20 Qershor, 2026

Nuk ka zgjatur shumë entuziazmi për marrëveshjen fillestare të paqes mes SHBA dhe Iranit, që çoi në rihapjen e ngushticës...

Lexo më shumë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
20 Qershor, 2026

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 21-të kundër qeverisë....

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me thirrjet drejtuar diasporës për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}