Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen

2026/02/22 at 7:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen

Përplasja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së po hyn në një fazë të re tensioni. Pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi disa nga tarifat më të gjera të vendosura nga presidenti Donald Trump, Brukseli kërkon “qartësi të plotë” dhe respektim të angazhimeve.


Komisioni Evropian tha të dielën se situata aktuale nuk po krijon kushtet për tregti dhe investime transatlantike “të drejta, të balancuara dhe me përfitim të ndërsjellë”, siç ishte parashikuar në Deklaratën e Përbashkët BE–SHBA të gushtit 2025. “Një marrëveshje është një marrëveshje. Si partneri më i madh tregtar i SHBA-së, BE pret që angazhimet të respektohen”, thuhet në reagim.

Vitin e kaluar, zyrtarë amerikanë dhe europianë firmosën një marrëveshje që vendos një taksë importi 15% për 70% të mallrave europiane që eksportohen në SHBA. Tregtia për 27 vendet anëtare të BE-së menaxhohet nga Komisioni Evropian.

Presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj vendimit të gjykatës dhe deklaroi se synon një tarifë globale 15%, nga 10% që kishte shpallur një ditë më parë.

Nga ana tjetër, Bernd Lange, kreu i Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare në Parlamenti Evropian, tha se do të propozojë pezullimin e procesit të ratifikimit të marrëveshjes. Ai foli për “kaos të pastër tarifor” nga administrata amerikane dhe për pasiguri në rritje për BE-në dhe partnerët e tjerë tregtarë.

Sipas Eurostat, vlera e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve mes BE-së dhe SHBA-së arriti në 1.7 trilionë euro në vitin 2024, ose rreth 4.6 miliardë euro në ditë.

Negociatori kryesor tregtar i presidentit Donald Trump, Jamieson Greer, tha se SHBA do t’u qëndrojë marrëveshjeve dhe pret të njëjtën gjë nga partnerët. Ai u shpreh se nuk ka dëgjuar ende që marrëveshja të jetë shpallur e pavlefshme.

Komisioni Evropian paralajmëroi se tarifat e paparashikueshme minojnë stabilitetin e tregjeve dhe krijojnë pasiguri në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Si bllok tregtar, BE ka në dispozicion edhe Instrumentin Kundër Detyrimit, që lejon masa për bllokimin ose kufizimin e tregtisë dhe investimeve ndaj vendeve që ushtrojnë presion të padrejtë ndaj shteteve anëtare.

Deklarata e plotë e Komisionit Europian 

“Komisioni Evropian kërkon qartësi të plotë mbi hapat që Shtetet e Bashkuara synojnë të ndërmarrin pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme lidhur me Aktin për Kompetencat Ekonomike në Rast Emergjence Ndërkombëtare (IEEPA).Situata aktuale nuk krijon kushtet për tregti dhe investime transatlantike “të drejta, të balancuara dhe me përfitim të ndërsjellë”, siç është rënë dakord nga të dyja palët dhe siç parashikohet në Deklaratën e Përbashkët BE–SHBA të gushtit 2025.Komisioni do të sigurojë gjithmonë që interesat e Bashkimit Evropian të mbrohen plotësisht. Kompanitë dhe eksportuesit e BE-së duhet të kenë trajtim të drejtë, parashikueshmëri dhe siguri ligjore. Një marrëveshje është një marrëveshje. Si partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara, BE pret që SHBA të respektojë angazhimet e përcaktuara në Deklaratën e Përbashkët, ashtu siç BE i qëndron angazhimeve të saj.Në veçanti, produktet e BE-së duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga trajtimi më konkurrues, pa rritje tarifash përtej kufirit të qartë dhe gjithëpërfshirës të rënë dakord më parë. Tarifat janë taksa dhe rrisin kostot si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset, siç e konfirmojnë qartë studimet e fundit. Kur zbatohen në mënyrë të paparashikueshme, tarifat janë në thelb destabilizuese, minojnë besimin dhe stabilitetin në tregjet globale dhe krijojnë pasiguri të mëtejshme në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Komisioni është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me administratën amerikane. Të shtunën, më 21 shkurt, Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, zhvilloi një bisedë me Përfaqësuesin e SHBA për Tregtinë, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Hoëard Lutnick. Ne do të vazhdojmë të punojmë për uljen e tarifave, siç parashikohet në Deklaratën e Përbashkët. Prioriteti i BE-së është të ruajë një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm tregtar transatlantik, duke vepruar njëkohësisht si një pikë referimi globale për tregtinë e bazuar në rregulla. BE vijon të zgjerojë rrjetin e saj të marrëveshjeve gjithëpërfshirëse dhe ambicioze tregtare me “zero tarifa” në mbarë botën, si dhe përpjekjet për të forcuar sistemin e hapur tregtar të bazuar në rregulla.”

 



Ju sugjerojmë

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
Kryesore

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

2 Korrik, 2026 9:33 am
Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Kryesore

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

2 Korrik, 2026 8:06 am
Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Para
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Koreja e Jugut paralajmëron shtetasit e saj të largohen nga Irani

Koreja e Jugut paralajmëron shtetasit e saj të largohen nga Irani

Cilat vende kanë kosto më të lartë jetese?

Cilat vende kanë kosto më të lartë jetese?
















TE FUNDIT

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
2 Korrik, 2026

Policia ka hedhur spray me piper drejt protestuesve para parlamentit në përpjekje për t’i neutralizuar, teksa ata janë përplasur fizikisht....

Lexo më shumë

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
2 Korrik, 2026

Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, teksa para Parlamentit janë mbledhur protestuesit që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe...

Lexo më shumë

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
2 Korrik, 2026

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në...

Lexo më shumë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
2 Korrik, 2026

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. Me anë të një njoftimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}