Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në emisionin “Opinion” festën e kombëtares pasi arriti të fitonte në Serbi.
Duka tha se gjatë festimeve në dhomën e zhveshjes, dëmtuan tavanin edhe disa objekte të tjera. Për këto dëme, autoritetet e mirëmbajtjes së stadiumit në Leskovac i kanë dërguar faturën e dëmeve.
Presidenti i FSHF thotë se është i gatshëm që të kryej dëmshpërblimin.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Pas entuziazëm te dhomat e zhveshjes, madje pash që dëmtuat pak edhe tavanin e stadiumit të Leskovacit.
Duka: Ata të stadiumit na kanë çuar një letër me të gjitha dëmet që kemi bërë, është edhe ajo e tavanit.
Fevziu: E tavanit sipër? A do i paguani dëmet?
Duka: Po, na i kanë çuar, na i kanë evidentuar dhe padyshim që jemi të gatshëm që t’i ç’dëmtojmë.

















