Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”

2025/06/25 at 9:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u zbatuar të mërkurën, një ditë pasi të dyja vendet treguan shenja se lufta ajrore ka përfunduar, të paktën tani për tani. Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.


I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të martën vonë se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë “premtuese” dhe se Uashingtoni mban shpresë për një marrëveshje për paqe afatgjatë.

“Ne tashmë po flasim me njëri-tjetrin, jo vetëm drejtpërdrejt por edhe përmes ndërmjetësve. Mendoj se bisedimet janë premtuese. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për paqe afatgjatë që do ta ringjallë Iranin”, tha Witkoff në një intervistë për Fox News.

“Tani na mbetet të ulemi me iranianët dhe të arrijmë një marrëveshje për paqe gjithëpërfshirëse, dhe jam shumë i bindur se do ta arrijmë këtë”, shtoi ai.

Trump tha gjatë fundjavës se bombarduesit amerikanë kishin “shkatërruar plotësisht” programin e Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani pohon se veprimtaria e tij për pasurimin e uraniumit ka qëllime paqësore.

Por, pretendimi i Trumpit është kundërshtuar nga një raport fillestar i një prej agjencive të inteligjencës së administratës së tij, sipas mediave amerikane.

Vlerësimi fillestar i inteligjencës gjeti se bombardimet e fundjavës nuk arritën t’i shkatërrojnë centralet bërthamore të Iranit, të ndërtuara nën tokë, raportuan Neë York Times, Washington Post dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njoftuar me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit (DIA).

Shtëpia e Bardhë e quajti vlerësimin e inteligjencës “krejtësisht të gabuar”.

Por, raporti i DIA-s tha se vetëm hyrjet e objektit thellësisht nëntokësor në Fordo u shkatërruan, ndërsa strukturat nën tokë mbetën të paprekura, sipas mediave amerikane. Administrata e Trumpit i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se sulmet e fundjavës kishin “dëmtuar” programin bërthamor të Iranit, por jo deri në nivelin e pohuar nga Trumpi se objektet ishin “shkatërruar plotësisht”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se sulmi ka eliminuar kërcënimin bërthamor ndaj Izraelit dhe se ai është i vendosur ta pengojë çdo përpjekje të Teheranit për ta ringjallur programin e tij të armëve. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij e ka përfunduar me sukses luftën, duke e quajtur atë “fitore të madhe”, sipas mediave iraniane.

Pezeshkian i tha gjithashtu princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Teherani është i gatshëm t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA. Izraeli e nisi luftën e papritur ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë në goditjen më të rëndë ndaj republikës islamike që nga lufta e viteve ‘80 me Irakun.

Irani, i cili e mohon se bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore, u kundërpërgjigj me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite. Autoritetet iraniane thanë se 610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën.

Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 njerëz në Izrael. REL



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Korrupsion në Spanjë: A po lëkundet qeveria spanjolle?

Korrupsion në Spanjë: A po lëkundet qeveria spanjolle?
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}