Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.
Ai u ka bërë këtë thirrje subjekteve zgjedhore, të mos adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes, në asnjë formë.
“Njoftim zyrtar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shkruan Celibashi.