Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë.
Më datë 12 mars, gjatë një kontrolli rutinë, oficerët e Policisë së Shtetit Vercelli, të dyshuar për gjendjen e nervozuar të treguar nga i riu, i janë nënshtruar kontrollit personal dhe automjetit.
Gjatë kontrollit, 27-vjeçarit iu gjet një shumë prej 350 eurosh cash, si dhe lënda narkotike e fshehur në makinë.
Sipas mediave italiane mësohet se i riu ka fshehur tre pako me lëndë narkotike të llojit kokainë brenda makinës së tij dhe në shtëpinë e tij ka fshehur materialin e peshimit dhe paketimit.
Në shtëpinë e tij u gjetën edhe gjashtë pako shtesë me kokainë, me një peshë totale rreth 10 kilogramë, si dhe një shumë prej 1200 eurosh cash.
Në përfundim të operacionit, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në burgun lokal.