Serbia ka arritur një tjetër fitore diplomatike në raport me Kosovën. Falë lobimit të Beogradit, Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës, i mbledhur këtë të mërkurë në Paris, ka hequr nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për të marrë statusin e të ftuarës speciale në Asamblenë Parlamentare.
Vendimi për të hequr këtë kërkesë nga rendi i ditës mori 21 vota pro dhe 10 kundër.
Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e të ftuarit special parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Anëtarët e delegacionit të të ftuarit special mund të ulen në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tv Klan