Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fëmijët shqiptarë i lini të vdesin”/ Evakuimi i familjes nga Gaza, Rama-komentuesve: Ishte kërkesë nga partnerët ndërkombëtarë

2025/01/17 at 1:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fëmijët shqiptarë i lini të vdesin”/ Evakuimi i familjes nga Gaza, Rama-komentuesve: Ishte kërkesë nga partnerët ndërkombëtarë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa ndjekësve në rrjetet sociale, pas evakuimit të një familje nga Gaza mbrëmjen e djeshme, ku një fëmijët kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe po trajtohet në QSUT.

Dy komentuesit e kritikuan kryeministrin, duke i thënë se fëmijët shqiptarë i lënë të vdesin këtu dhe nuk i çojnë për mjekim jashtë vendit.

“Bravo reklamë e bukur, fëmijët shqiptarë i leni me vdek. Duhet me lut Zotin që ka disa shoqata bamirësie e që janë shqiptarë zemërmirë e bëjnë bamirësi se për ju.

Ndonjë fëmijë shqiptar që kërkon ndihmë për kurim jashtë vendit as që ju ka bërë përshtypje apo s’ka problem. Vetëm të dalësh i mirë jashtë Shqipërisë ti se për brenda s’ta ndjen fare se i ke në xhep të vogël shqiptarët”, shkruhej në dy komentet.

Ndërkohë Rama ka sqaruar se mbërritja e asaj familje në Shqipëri u bë pas kërkesës së ndërkombëtarëve dhe pas vlerësimi që ata i kanë bërë shërbimit pediatrik në vendin tonë.

”Jam kurioz kur i shkruani këto gjera e keni seriozisht, apo thjesht inati i sime vjehrre dhe bum në krevat mullixhiut. Dakord që e keni inat qeverinë, kjo duket, por nuk është faj. Por që inati për qeverinë të të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është ti biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të tyre që tek gënjeshtrat janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit.

Ku i keni parë ju këta fëmijë që ne i kemi lënë të vdesin? Kjo është një pyetje retorike, ashtu si ju siguroj që inati po, llumi i foltoreve po dhe normal që këtu robit i duket sikur njerëzit këtu vdesin edhe për një aspirinë.

Dëgjoni faktet, në Shqipëri cdo vit kurohen në pavianët e pediatrive tona 46 mijë fëmijë. 15 mijë prej tyre në QSUT dhe operohen 2400 fëmijë me sukses të plotë në QSUT.

Çdo vit ne çojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë, të cilat i falenderoj për angazhimin e tyre të pamohueshëm, respekt.

Ajo familja që erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtare dhe si rezultat i vlerësimit tonë në shërbimin pediatrik.

Në vend që të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini mirë se kush janë kërkojini atyre llogari. Inat kijeni këtë qeveri, por këtu do ta keni prapë dhe inati nuk është as program dhe as alternativa. Programi dhe alternativa janë diçka tjetër, që ju mungojnë atyre që ju përdorin dhe ju si zëdhënës të gënjeshtrave të tyre”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë? Policia në vendngjarje 

Çarja e digës së hidrocentralit në Bunec, policia procedon penalisht administratorin  

BDI: Dje krenari, sot turp! Qeveria për shtatë muaj shkatërroi arritjet e një dekade!

Kapsula e SpaceX shkatërrohet në ajër pas lëshimit, devijohen disa fluturime ajrore (Video) 

Kapsula e SpaceX shkatërrohet në ajër pas lëshimit, devijohen disa fluturime ajrore (Video) 

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com