Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë.
Kjo gjë ka shkaktuar një bllokim të rrugës, duke krijuar një radhë të madhe të automjeteve për të kaluar.
Është hera e dytë brenda 10 ditëve që kjo rrugë bllokohet për të njëjtën arsye.
Vendi konsiderohet i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të dherave, ndërsa s’është kryer asnjë punim mbrojtës.
“Me fillimin e shirave dhe ngricave, këtu ka gjithmonë rrëzime gurësh dhe dherash nga mali. Rruga është bllokuar shumë herë në vite”, shprehen shoferët që frekuentojnë shpesh këtë rrugë.