Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të thotë fitorja e Donald Trump për NATO-n

2024/11/12 at 6:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë do të thotë fitorja e Donald Trump për NATO-n

Zyrtarisht, Donald Trump fitoi zgjedhjet amerikane vetëm rreth mesditës të së mërkurës (06.11.) me orën gjermane. Por deri atëherë, urimet nga selia e NATO-s ishin dërguar tashmë përtej Atlantikut.


Shefi i ri i NATO-s Mark Rutte shkroi:

Ne përballemi me një numër në rritje sfidash globale. Këto përfshijnë një Rusi gjithnjë e më agresive, terrorizmin, konkurrencën strategjike me Kinën dhe afrimin në rritje midis Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit.

Mund të supozohet se Rutte e ka menduar me shumë kujdes këtë tekst dhe ka përfshirë disa fjalë kyçe që do t’i bien këmbanave të alarmit me Trump. Këta janë terrorizmi, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. Ukraina, megjithatë, nuk përmendet me asnjë fjalë.

E hapur se çfarë do të thotë kjo për Ukrainën

Ky është një tregues se jo vetëm Evropa mund të ketë nevojë për SHBA, por edhe SHBA kanë nevojë për NATO-n. Në fund të fundit, SHBA janë të vetmet që kanë përdorur ndonjëherë nenin 5 të traktatit të NATO-s për mbështetjen. “Një për të gjithë” mund të zbatohet për të gjithë.

Dalja nga NATO nuk ishte më në agjendën e fushatës elektorale amerikane. Nga ana tjetër, kërkesa për më shumë para për NATO-n ishte. Kushdo që nuk e përmbush objektivin e tij prej dy për qind nuk do të mbrohet, tha Trumpi në një takim të fushatës. Ndërkohë, më shumë se dy të tretat e vendeve të NATO-s shpenzojnë dy për qind ose më shumë të fuqisë së tyre ekonomike për mbrojtjen. Trumpi mund të kërkojë më shumë se dy përqind gjatë mandatit të tij të dytë, megjithatë, duke pasur parasysh konfliktet globale.

Mungesë e vullnetit politik?

Për Agnes Strack-Zimmermann, kryetare e Komitetit të Mbrojtjes në Parlamentin Evropian, koha e rehatit në çdo rast ka mbaruar: “Presidenti i ri amerikan Trump do të kërkojë me ashpërsi që Europa të japë kontributin e saj”, tha ajo pas zgjedhjeve. Evropa është një kontinent me rreth 450 milionë banorë me një prodhim të fortë kombëtar bruto dhe mund ta bëjë këtë. Por, sipas politikanes së FDP-së, për këtë mungon vullneti politik.

Gjermania, si anëtari më i madh i BE-së, do të jetë veçanërisht e kërkuar. Por ministri gjerman i Financave, Christian Linder, ngul këmbë në frenën kushtetuese për të marrë borxhe dhe vende si Franca dhe Italia janë shumë në borxhe. Pra, pyetja është se nga do të vijnë paratë shtesë për mbrojtjen. Daniel Caspary, eurodeputet nga CDU, bën thirrje për prioritete të tjera në buxhetet e vendeve të ndryshme. Kjo është një temë që ka të ngjarë të trajtohet nga Komisioni i ri Evropian.

Kohezioni brenda NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i saj, Rutte, vë në dukje gjithashtu se tani ka më shumë para për mbrojtjen brenda NATO-s. “Ju jeni të mirëpritur nga një aleancë më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar,” i shkroi Rutte Trumpit. Presioni i ushtruar nga Trump gjatë mandatit të tij të parë gjithashtu kontribuoi, pranon ai.

Por nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Pyetja e madhe që shqetëson Evropën është se çfarë do të ndodhë me Ukrainën. Përveç aludimeve të paqarta të Trumpit se ai do t’i jepte fund luftës brenda disa ditësh apo edhe disa orësh, dhe një depërtimi në publik të informacionit se ai herë pas here flet në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, dihen pak gjëra konkrete.

A do të ndalojë Trumpi dërgimin e armëve në Ukrainë – apo ndoshta edhe më shumë? Në fund të fundit, 68 për qind e ndihmës ushtarake të NATO-s porositet te kompanitë amerikane të armëve. Askush nuk e di se sa lart në agjendën e Trumpit është lufta në Ukrainë. Sido që të jetë, kjo temë thuajse nuk luajti rol në elektorat: vetëm dy për qind qenë të interesuar për politikën e jashtme sipas sondazheve.

Ndoshta një marrëveshje mund të ndihmojë

Prandaj, lufta kundër Ukrainës mbetet mbi të gjitha një problem për evropianët: “Ne jemi të bindur se si SHBA ashtu edhe BE kanë interes që Ukraina të jetë e fortë dhe e pavarur”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer në ditën e zgjedhjeve në Bruksel.

Dhe ndoshta qeveria e re amerikane do të jetë gjithashtu e interesuar për sasinë gjigande të lëndëve të para që mban nëntoka ukrainase: litium, kobalt, titan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensi ka deklaruar tashmë që kushdo që mbron vendin e tij të ketë akses në këto lëndë të para. Sidoqoftë, kjo do të ishte një marrëveshje tërësisht në frymën e presidentit të emëruar amerikan./ DW



Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para

Bisedime rreth Ukrainës, Antony Blinken vizitë zyrtare në Evropë

Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq

Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq

Të rinjtë aktivistë kundërshtojnë tregtinë e Turqisë me Izraelin

Të rinjtë aktivistë kundërshtojnë tregtinë e Turqisë me Izraelin
















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com