Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare Fetullah Gylen, në një spital në Pensilvani.
Gulen ishte akuzuar nga qeveria Erdogan për organizimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi dhe për drejtimin e një shteti paralel në vend për të marrë kontrollin e disa funksioneve qeveritare
Gylen ishte më parë një aleat i Erdoganit, por marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan në vitin 2013 kur Erdogan akuzoi Gulenin për nxitje të hetimeve për korrupsion që synonin dhe implikonin dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe partisë në pushtet.
Gylen ishte në krye të listës së terroristëve më të kërkuar të Turqisë, të akuzuar për drejtimin e një organizate terroriste dhe mësoi një version të butë të Islamit që beson në shkencë, dialogun ndërfetar dhe demokracinë shumëpartiake.