Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, ndërsa policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje.
“Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.