Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i shpreh ngushëllimet e tij bashkëshortes dhe familjes se ish-deputetit, Bogdani.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në “Facebook”.
Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani është ndarë nga jeta ditën e sotme pas një ataku kardiak në moshën 44-vjeçare.