Policia ka dhënë informacion për atentatin e regjistruar sot rreth orës 12:30 në një lokal të Shkodrës në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Viktimë e këtij atentati mbeti 36-vjeçari Elis Rroshkodolli, i cili u qëllua nga afër teksa konsumonte kafen.
Policia thotë se nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit Elis Rroshkodolli, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.