Gjykata e Korçës vendosi masën arrest me burg për 83-vjeçarin Agim Shkullaku, i cili plagosi 3 ditë më parë djalin e tij.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë për Agim Shkullakun u mbajt rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm dhe gjykata vendosi arrest me burg për 83-vjeçarin.
Pak ditë më parë para grupit hetimor 83-vjeçari është shprehur se e ka plagosur djalin e tij 47 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga i biri.
47-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, por jashtë rrezikut për jetën.