Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në Dhërmi vuri re dy shtetase me një kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur “Gjiri i Himarës”, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.
Menjëherë Njësia Policore Detare shkoi te dy shtetaset të cilat rezultuan turiste nga Guatemala. Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore dy turistet nga Guatemala. Turistet falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin.